aplikime

Thirrje për aplikim në uorkshopin "Raportimi mbi dosjet e Sigurimit"

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me fondacionin gjerman Konrad Adenauer, Prezencën e OSBE në Shqipëri, Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit dhe Fondacionin Federal për Studimin e Krimeve të Diktaturës Komuniste në Gjermaninë Lindore hapin thirrjen për aplikime për workshop-in "Raportimi mbi dosjet e Sigurimit" që do të organizohet në datat 21–22 shtator 2017.

Ky workshop synon të trajnojë gazetarët dhe studentët e gazetarisë sesi të lexojnë dosjet e sigurimit dhe si të raportojnë mbi to, se si ti kontekstualizojnë ato dhe në cilat burime të mbështeten. Gazetarët në një vend demokratik kanë përgjegjësi të madhe për informim të saktë të opinionit publik duke dhënë kështu një kontribut në dialogun me të shkuarën në vend siç ka vepruar media edhe në Çeki, Poloni, Rumani, Bullgari dhe Gjermani ku dosjet e shërbimeve sekrete u hapën në fillim të viteve 1990. Shoqëria shqiptare dhe institucione të ndryshme janë ende duke pritur me vëmendje të madhe hapjen dhe leximin e dosjeve të sigurimit.

Duke qenë se procesi i hapjes së dosjeve të Sigurimit është në fillim, trajnimet në këtë fushë do i shërbenin jo vetëm medias, por edhe rritjes së transparencës për publikun, si dhe institucioneve që mbështesin projekte në këtë fushë.

Pjesëmarrësit do të trajnohen nga ekspertë, specialistë të huaj në fushën e kujtesës pranë Fondacionit Federal për Studimin e Krimeve te Diktaturës Komuniste në Gjermaninë Lindore, etj.

Kriteret për përzgjedhjen e pjesëmarrësve

  • Gazetarë që kanë përvojë pune
  • Studentë të gazetarisë në nivelin master ose në vitin e fundit të Bachelor
  • Njohuri solide të gjuhës angleze
  • Gatishmëri për ta ndjekur trajnimin të plotë
  • Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në diskutim

Të interesuarit të dërgojnë CV dhe një letër të shkurtër motivimi me e-mail.

Afati i aplikimeve: 7 shtator 2017

Trajnimi do të ofrohet në gjuhën angleze dhe pa pagesë.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.