aplikime

Thirrje për trajnim mbi manualin "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore"

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) hap thirrjen për aplikime për trajnimet që do organizojë me mësuesit e shkollave të mesme për përdorimin në orën e mësimit të librit me dokumente historike dhe trajtim pedagogjik "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" (periudha e vetizolimit komunist).

Libri "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" përmban fragmente dokumentesh arkivore, fjalor të shpjeguar të termave dhe koncepteve, aparat pedagogjik me pyetje dhe aktivitete të orientuara drejt të mësuarit me kompetenca. Parë nga ky këndvështrim, mësuesit mund të ndërtojnë orë mësimore përmes përdorimit të dokumenteve historike me metoda të të mësuarit interaktiv në klasë. Të mësuarit e të kuptuarit e historisë në shkollë bëhet kuptimplotë në se nxënësit dhe mësuesit përdorin në klasë burime historike të përshtatshme për moshën e nxënësit. Synimi i IDMC, me botimin e këtij libri është t'ju vinte në ndihmë mësimdhënësve të historisë, të rinjve gjimnazistë, për të kuptuar një periudhë të rëndë historike si dhe ishte periudha komuniste, përmes dokumenteve arkivore. Mësimdhënia e historisë në shkolla ka mangësi të theksuara në këtë drejtim. Kjo duket në cilësinë e formimit historik të të rinjve në shkolla që lë për të dëshiruar.

IDMC, nuk mjaftohet vetëm me botimin e librit. Ajo synon t'ju ofrojë mësimdhënësve të historisë trajnime të herëpashershme.

IDMC do të organizojë tri trajnime njëditore:

  • Tiranë, 31 mars 2018
  • Vlorë, 7 prill
  • Shkodër, 14 prill

Thirrja është e hapur për mësimdhënësit e historisë nga e gjithë Shqipëria.

Të interesuarit të dërgojnë e-mail në office@idmc.al me subjektin:
"Trajnimi i mësuesve, Emri i qytetit ku do mbahet trajnimi që doni të ndiqni"

  • CV
  • Letër të shkurtër motivimi, ku ndër të tjera të përcaktohet trajnimi doni të ndiqni.

Trajnimi ofrohet në gjuhën shqipe dhe është pa pagesë.

Pjesëmarrësit do të pajisen me certifikatë.

Kriteret

  • Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje ta ndjekin të plotë trajnimin.
  • Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në diskutim.