Statuti

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) është themeluar dhe krijuar më 11 nëntor 2014 si një organizatë jofitimprurëse, pa anëtarësi, në përputhje me kërkesat e Ligjit Nr.8788, datë 07.05.2001, "Për organizatat jofitimprurëse", dhe Ligjit Nr.8789, datë 07.05.2001, "Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”.

Më 26 nëntor 2014, Gjykata e Rrethit Tiranë e regjistroi IDMC si person juridik në regjistrin e organizatave jofitimprurëse.

Organet drejtuese të IDMC janë:

  • Bordi i Drejtorëve
  • Kryetari i Bordit të Drejtorëve
  • Drejtori Ekzekutiv

Bordi i Drejtorëve është Organi më i Lartë vendimmarrës, i cili drejton gjithë veprimtarinë dhe merr vendime për çështje me synime afatgjata dhe afatshkurtra.

Bordi ka emëruar Znj. Jonila Godole në cilësinë e Drejtorit Ekzekutiv.

IDMC

IDMC

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë është një organizatë e pavarur, jofitimprurëse dhe joqeveritare e themeluar në vitin 2014 në Tiranë, që frymëzon dhe mbështet projekte për të fuqizuar vlerat demokratike, rolin e medies dhe reflektimin shoqëror përmes kujtesës historike.

Gjithë postimet