IDMCon uorkshop: Edukimi mbi karrierën

Dita 1, 8 qershor 2020
Të hënën kishim trajnimin e parë të ciklit 3-ditor mbi karrierën. Përmes platformës #IDMCon u vijmë në ndihmë të rinjve, të cilët këtë herë ishin jo vetëm nga Shqipëria por edhe Kosova.
Rreth 15 pjesëmarrës mundën të aftësoheshin mbi shkrimin e CV-së dhe krijonin/përmirësonin konkretisht CV-të e tyre, nën konsulencën e trajneres tonë, Valbona Bezati.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe i mirëpresim në trajnimet e radhës.
Dita 2, 10 qershor 2020
Cikli 3-ditor i trajnimeve mbi karrierën vazhdojnë.
Përmes platformës #IDMCon u vijmë në ndihmë të rinjve, të aftësohen mbi shkrimin e letrës së referencës dhe motivimit.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin dhe i mirëpresim ditën e premten, në trajnimin e fundit për përdorimin e platformës "LinkedIn" në tregun e punës.
Dita 3 dhe përmbledhje: 12 qershor 2020
Gjatë javës së shkuar IDMC organizoi Trajnimin për Karrierën!
15 të rinj u angazhuan praktikisht për të përmirësuar CV-të, letrat e motivimit dhe dosjet e tyre profesionale!
Ky projekt u zhvillua në kuadër të mbështetjes për të rinjtë për t'i përgatitur për tregun e punës!