aftësimi

IDMCon uorkshop: Aftësitë digjitale për gazetarët

Publikuar më

Përmbledhje

Dita 1, 25 maj 2020

Ditën e hënë u mbyll me sukses workshop-i i parë i ciklit 5-ditor të workshop-eve online mbi Aftësitë Digjitale të Gazetarëve.

Dje folëm mbi shkrimin në web, ku ndamë jo vetëm eksperiencat personale dhe mësuam nga njëri-tjetri, por u njohëm edhe me shembuj dhe praktika ndërkombëtare.

Pjesëmarrësit ishin tepër aktivë dhe entuziastë.

Dita 2, 26 maj 2020

Të martën mbyllëm me sukses ditën e dytë të workshop-it 5-ditor mbi Aftësitë Digjitale për Gazetarët.

Në 90 minuta, mundëm t'i japim jetë një uebsajti të ri. Pjesëmarrësit sollën po ashtu eksperiencën e tyre në platforma të ndryshme.

Dita 3, 27 maj 2020

15 të rinj, student gazetarie dhe profesionistë në fushën e gazetarisë ndoqën ditën e djeshme workshop-in online mbi Editimin e Videove me trajner Gentian Kurtin.

IDMC thekson rëndësinë e aftësimit të të rinjve me gjëra të prekshme, konkrete dhe të domosdoshme për tregun e punës, sidomos në fushën dinamike të medias.

Dita 4, 28 maj 2020

Të enjten u zhvillua sesioni i katërt i workshop-it online fokusuar në aftësitë digjitale për gazetar!

Në ditën e katërt diskutuam për rëndësinë e imazhit në komunikim publik dhe editimin e infografikat.

Dita 5, 29 maj 2020

Në një trajnim 5-ditor për gazetar dhe ekspert komunikimi, IDMC zhvilloi përmes platformës "Zoom" trajnimin në distancë kushtuar mësimit të një sërë aftësive digjitale. Të rinjtë pjesëmarrës në trajnime morën informacion dhe eksperiencë praktike, të cilën mund ta përmirësojnë dhe përdorin në të ardhmen në fushën e tyre profesionale e jo vetëm.