IDMCon: Edukimi mbi karrierën

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë, urojmë të jeni mirë me shëndet.
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) përmes platformës online të #IDMCon sjell "Workshop-in e karrierës" për të rinjtë, ku në 3-ditë trajtohen temat:
- 8/6 – Shkrimi i CV-së
- 10/6 – Letra e referencës / motivimit
- 12/6 – Platforma LinkedIn në tregun e punës
Fuqizimi i të rinjve nis me aftësimin e tyre për tregun e punës. IDMC beson tek të rinjtë, prandaj i kushton kohë dhe burime edukimit. Ju ftojmë të bëheni pjesë e projektit duke aplikuar në linkun: Aplikim – Workshop i karrierës.
Ju falënderojmë paraprakisht.
Me respekt,
Stafi i IDMC
