Thirrje për aplikim në uorkshopin "Njeriu i ri në materialet filmike të diktaturës (1958–1990)"

IDMC fton të gjithë të rinjtë e interesuar në analizën e personazheve të filmave të diktaturës të bëhen pjesë e workshop-eve për filmat. Qëllimi i këtyre workshop-eve është të paraqesë tek të rinjtë ndërtimin e periudhës komuniste në filmat e prodhuar në shqip, në vitet 1958-1990, për të kuptuar më mirë jetën në komunizëm dhe ideologjinë komuniste. Propaganda komuniste ndikonte në jetën e njeriut përmes të gjitha kanaleve të mundshme dhe për të rinjtë është e rëndësishme të kuptojnë sesi u krijuan stereotipet dhe si mund të ishte jeta e tyre po të kishin lindur dhe jetuar në diktaturë.
Secili workshop zgjat 2 orë, 17:00–19:00, dhe do të ketë në fokus një temë të veçantë diskutimi, si më poshtë:
- HEROI
Data/Vendi: 30 mars te Hotel Opera, Tiranë - TJETRI/ARMIKU
Data/Vendi: 27 prill te Hotel Opera, Tiranë - GRUAJA – MODEL/SHEMBULL
Data/Vendi: 4 maj te Hotel Opera Tiranë - TË RINJTË
Data/Vendi: 18 maj te Hotel Opera, Tiranë
Kriteret
- Të rinjtë duhet t'i shohin paraprakisht filmat e takimit që dëshirojnë të marrin pjesë.
Lista e filmave do t'u dërgohet vetëm të përzgjedhurve përmes email-it. - Pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje ta ndjekin të plotë workshop-in.
- Gatishmëri për pjesëmarrje aktive në diskutim
Workshop-i ofrohet në gjuhën shqipe pa pagesë.
Vetëm pjesëmarrësit që dëshirojnë dhe kanë mundësi t'i ndjekin të gjitha workshop-et do të pajisen me certifikatë.
Të interesuarit të dërgojnë email me subjektin "Filmat_data/datat e workshop-it që duan të ndjekin" në office@idmc.al.
- CV
- Letër të shkurtër motivimi, ku ndër të tjera të përcaktojnë se cilin takim duan të ndjekin
** Afati i aplikimeve është 25 mars për workshop-in e datës 30 mars dhe 15 prill për workshop-et e tjera.
Drejtuese workshop-i: Linda Mëniku, pedagoge në Departamentin e Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, e specializuar në gjuhësinë e tekstit dhe analizën e diskursit.