aplikime

Thirrje për aplikim për bursë kërkimore në arkiva

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë hap thirrjen për

APLIKIM PËR 1 BURSË KËRKIMORE NË ARKIVA

për studiuesit e rinj (22–30 vjeç) për periudhën janar-dhjetor 2017

Fusha e kërkimit: "Propaganda gjatë diktaturës"

Thirrja është e hapur për:

  • Studentë të vitit II Master të shkencave sociale, arkitekturë, urbanistikë etj.
  • Studentë doktorature me tema të ngjashme që kanë në fokus ballafaqimin me të shkuarën
  • Studiues të tjerë të rinj që kanë mbaruar studimet dhe kanë interes në këto tema
  • Kanë përparësi studiuesit që kanë eksperiencë në këtë fushë kërkimi

Kriteret

  • Aftësi të mira të të shkruarit
  • Aftësi të mira të komunikimit
  • Njohës/e shumë i/e mirë e gjuhës angleze
  • Aftësi të mira të punimit në grup
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës
  • Të jetë i/e shkathët dhe i/e përgjegjshme
  • Të jetë i/e besueshëm/e dhe e matur
  • Të jetë në gjendje të ofrojë raport përmbledhës të punës
  • Të jetë fleksibël me kohën kur do të punojë

Të interesuarit duhet të dërgojnë e-mail në office@idmc.al

  • një CV
  • një letër të shkurtër motivimi
  • referencë në fushat përkatëse, nëse ka

Afati i aplikimeve është deri më 5 dhjetor 2016.

Do të njoftohet përmes e-mailit vetëm i përzgjedhuri që kalon te faza e intervistës me gojë.