konkurse

Shpallen fituesit e konkursit kreativ "Lindur në '90-ën"

Publikuar më

Më 22 tetor 2015, konkursi kreativ për të rinj "Lindur në '90-ën - Zbulo të shkuarën, krijo të ardhmen" kurorëzoi me sukses dhjetë fitues në kategoritë ese dhe letërsi, multimedia dhe arte figurative. Konkursi u iniciua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Ambasadës Gjermane dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë.

Juria përbëhej nga profesionistë nga fushat e artit, multimedias, filmit, fotografisë, eseistikës dhe letërsisë (Persida Asllani, Fatos Lubonja, Ardian Isufi, Eol Çashku, Bevis Fusha dhe Eno Popi).

Çmimet për 10 fituesit u mundësuan nga Telekom Albania.


Çmimi special

Esmerina Zalli - Pa titull

Ese dhe letërsi

Vendi i parë - Diana Marku: Toka ka një zot?!

Vendi i dytë - Florian Lekaj: Më prit, po vij...

Vendi i tretë - Mimoza Habilaj: To know the future, you must look at the past and live the present

Arte figurative

Vendi i parë - Françesko Dinaj: Postmodernizmi

Vendi i dytë - Elvis Mehmeti: Metamorphosis

Vendi i tretë - Suela Qemalli: Komunizmi, si e njoh unë

Multimedia

Vendi i parë - Ermelinda Lupi: Kontrast

Vendi i dytë - Klaidi Marku: The Screen

Vendi i tretë - Xhesika Ramaj: Titull multimedial