"Kujtesa urbane: Si të veprojmë me qytetet" – Vlorë

Dita e parë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Qendrën Rinore Vlorë organizon më 3‒5 shkurt 2016 "Kujtesa urbane: Si të veprojmë me qytetet", një seri workshop-esh planifikuar në Vlorë, Korçë dhe Tiranë.
Në ditën e parë të workshop-it në Vlorë, u shpjeguan konceptet kryesore të fundjavës dhe pse drejtuesit e aktivitetit ishin të interesuar të eksploronin këto tema. Dita filloi me një lexim nga Michel Butor, Mobile. Teksti shërbeu si një shembull i rëndësishëm i eksperimentit në formë, perspektivë dhe observim. Pas diskutimit të tekstit trajnerët theksuan çfarë pritej prej secilit pjesëmarrës: një tekst i shkruar në grup prej 2 personash në vetën e parë bazuar në një ide për qytetin, për t'u zhvilluar gjatë javës. Më pas u diskutuan imazhet e dërguara paraprakisht nga pjesëmarrësit, duke i kërkuar secilit të shpjegonte pse e kishin zgjedhur atë imazh dhe pse përbënte një shqetësim publik. Pas një pushimi të shkurtër, pjesëmarrësit dhe drejtuesit e workshop-it u mblodhën dhe formuan grupe me dy veta.
Të rinjve iu shpjegua teknika e përdorur nga gazetari Ryszard Kapuścińsky, i cili kur bën kërkim për të shkruar një pjesë të shkrimit ia dedikon fakteve objektive dhe tjetrën vëzhgimeve subjektive dhe reflektimit. Të rinjve iu kërkua e njëjta gjë dhe iu shpjegua po ashtu edhe ndryshimi ndërmjet fakteve dhe vëzhgimeve, si dhe metodat e të eksperimentuarit në këtë mënyrë. Të ndarë në grupe prej dy vetash, të rinjtë diskutuan interesat e mbivendosura dhe idetë e mundshme për shkrimin e tyre. Pas përcaktimit të planit të punës për pjesën tjetër të ditës, të rinjtë dolën në qytet për të bërë kërkim – duke vëzhguar, ecur, menduar dhe intervistuar qytetarët. Vonë pasdite, të rinjtë u rikthyen në ambientet e Qendrës Rinore për komentet përmbyllëse.
Partner i IDMC-së për këtë workshop ishte Qendra Rinore Vlorë.
Dita e dytë
Dita e dytë e workshop-it "Kujtesa urbane" filloi me një lexim nga Cybermohalla, një projekt lagjeje në Delhi që eksploron qytetin përmes iniciativave të komunitetit. Pas diskutimit rreth tekstit, trajnerët dhe disa grupe individuale të përcaktuara paraprakisht diskutuan planin e kërkimit të mëngjesit.
Të gjithë pjesëmarrësit dolën në qytet për të bërë kërkim dhe për të vëzhguar vendet e tyre. Ata u kthyen për drekën. Secili pjesëmarrës raportoi gjetjet e veta para të gjithë pjesëmarrësve të tjerë, dhe më pas grupet filluan të shkruanin. Gjatë gjithë pasdites grupeve iu dhanë komente konstruktive mbi atë që ata kishin shkruar. Pjesa e dytë e ditës iu kushtua në mënyrë të përqendruar shkrimit të artikullit.
Dita e tretë
Dita e tretë filloi me leximin e një teksti nga Stéphane Hessel, i mbijetuar në kampet e përqendrimit. Leximi i tekstit u pasua me përfundimin e artikujve. Dita iu kushtua më pas leximit dhe editimit të artikujve të shkruar nga vetë pjesëmarrësit të ndarë në grupe dyshe. Pas leximit dhe editimit në grup të teksteve të shkruara u plotësua formulari i vlerësimit për workshop-in treditor dhe të rinjtë u pajisën me certifikata.
Informacion rreth trajnerëve
- Leah Whitman-Salkwin është zëvendësredaktore e Harvard Design Magazine. Ka qenë kuratore e Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".
- Simon Battisti është arkitekt, pedagog, shkrimtar dhe themelues i gazetës Very Vary Veri. Ka qenë kurator i Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".