kujtesa urbane

"Kujtesa urbane: Si të veprojmë me qytetet" – Tiranë

Publikuar më

Seria e workshop-eve "Kujtesa urbane: Si të veprojmë me qytetet" u mbyll në Tiranë në datat 21–23 prill.

Workshop-i u soll në të njëjtën formë edhe në Tiranë sikurse në dy qytetet e tjera, Vlorë dhe Korçë. Fillimisht u bë leximi i tekstit nga Michel Butor, Mobile. Më pas pjesëmarrësit diskutuan për imazhet që kishin dërguar paraprakisht, duke treguar në vetën e parë se pse imazhi i përzgjedhur përcillte diçka të rëndësishme për ata. Në pjesën e dytë të ditës pjesëmarrësit dolën për dy orë në qytet për të bërë kërkim – duke vëzhguar, ecur dhe menduar.

Ditën e dytë, workshop-i u fokusua te të shkruarit në grup.

Në ditën e tretë, leximi i mëngjesit, u ndoq nga një seancë e gjatë e redaktimit në grup. Aktiviteti përfundoi në pasdite vonë duke plotësuar formularët e vlerësimit për workshop-in, si dhe u shpërndanë certifikatat për secilin pjesëmarrës.

Informacion rreth trajnerëve

  • Leah Whitman-Salkwin është zëvendësredaktore e Harvard Design Magazine. Ka qenë kuratore e Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".
  • Simon Battisti është arkitekt, pedagog, shkrimtar dhe themelues i gazetës Very Vary Veri. Ka qenë kurator i Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".