komunizmi përmes dokumenteve

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" në Vlorë

Publikuar më

IDMC në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë organizuan në Vlorë trajnimin e dytë të mësuesve të historisë për përdorimin në orën e mësimit të librit "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" ku pasqyrohet represioni në periudhën e vetizolimit (gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980).

Fillimisht trajnimi u përshëndet nga koordinatorja e projekteve të IDMC, Matilda Karçanaj, e cila pasi i prezantoi mësuesit me punën e IDMC, ndër të tjera i ftoi ata që të inkurajojnë nxënësit e tyre për tu angazhuar në projekte që synojnë ndërgjegjësimin për pasojat e së shkuarës komuniste. Aktiviteti më pas u përshëndet edhe nga ekspertja e kurrikulës, Fatmiroshe Xhemalaj dhe nga drejtoresha e Drejtorisë Arsimore, Vlorë, Albana Hodaj, e cila e vuri theksin te ballafaqimi me të shkuarën e vendit dhe i inkurajoi mësuesit të bëhen pjesë e trajnimeve dhe seminareve të tilla.

Trajnimi u mbajt në formën e tre workshop-eve paralele në ambientet e Qendrës Rinore, Vlorë.

Me anë të këtyre trajnimeve IDMC synon t'i ndihmojë mësuesit të ndërtojnë një orë mësimore përmes përdorimit të dokumenteve historike me metoda të të mësuarit interaktiv në klasë. Të mësuarit e të kuptuarit e historisë në shkollë bëhet më kuptimplotë nëse nxënësit dhe mësuesit përdorin në klasë burime historike të përshtatshme për moshën e nxënësit.

Në fund të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.

Trajnimi i radhës:

  • 14 prill 2018 në Shkodër

Informacion rreth trajnerëve

  • Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë, Ambasadore e EUROCLIO në Shqipëri
  • Vosjava Kumbulla, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
  • Gentian Dedja, mësues historie në gjimnazin "Dhaskal Todri", Elbasan

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, koordinatore projekti | E-mail

Partner

Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë