kujtesa urbane

"Kujtesa urbane: Si të veprojmë me qytetet" – Korçë

Publikuar më

Në ditën e parë të workshop-it, në të njëjtën mënyrë si në Vlorë, fillimisht u shpjeguan konceptet kryesore për fundjavën. Pas leximit të tekstit nga Michel Butor, Mobile, trajnerët dhe pjesëmarrësit diskutuan për imazhet që pjesëmarrësit kishin dërguar paraprakisht, duke treguar në vetën e parë se pse imazhi i përzgjedhur përcillte diçka të rëndësishme për ata. Shpjegimi i imazheve u pasua me një ushtrim në grup për metodën e bazuar në vëzhgim. Në pjesën e dytë të ditës pjesëmarrësit dolën për dy orë në qytet për të bërë kërkim – duke vëzhguar, ecur dhe menduar. Pastaj u kthyen pasdite vonë për të treguar rezultatet e tyre.

Ditën e dytë, pas leximit të Cybermohalla, një projekt lagjeje në Delhi që eksploron qytetin përmes iniciativave të komunitetit, që u shoqërua edhe me një diskutim, trajnerët vendosën që grupi do të fokusohej sërish dhe punonte në një temë të vetme: si të imagjinojmë pazarin e saporikonstrukturuar si "pazari i njerëzve". Pas një ushtrimi të shkurtër në grup për të menduarit përmes kontekstit – çfarë po ndodh në Korçë – të gjithë pjesëmarrësit shkuan në Pazar të shoqëruar nga trajnerët dhe koordinatorja e IDMC. Ata ecën përreth pazarit dhe diskutuan idetë së çfarë mund të mbush hapësirat boshe; si mund ta bënim pazarin të njerëzve. Pas drekës, orët e tjera iu kushtuan të shkruarit. Pasditja vazhdoi në qetësi me pjesëmarrësit duke shkruar në mënyrë të përqendruar.

Në ditën e tretë, leximi i mëngjesit, një pjesë nga teksti i Stephane Hessel u ndoq nga një seancë e gjatë e redaktimit në grup. Çdo tekst u projektua në mur dhe u redaktua bashkërisht, duke rishkruar çdo pjesë. Dita e tretë përfundoi duke plotësuar formularët e vlerësimit për workshop-in, si dhe u shpërndanë certifikatat për secilin pjesëmarrës.

Partner i IDMC-së për këtë workshop ishte Qendra Rinore Korçë.

Informacion rreth trajnerëve

  • Leah Whitman-Salkwin është zëvendësredaktore e Harvard Design Magazine. Ka qenë kuratore e Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".
  • Simon Battisti është arkitekt, pedagog, shkrimtar dhe themelues i gazetës Very Vary Veri. Ka qenë kurator i Pavionit shqiptar të Bienales së Arkitekturës së Venecias 2016, titulluar "I Have Left You the Mountain".