koleksioni i Jansenit

Tema studimi për "Shqipëria në vitet '90", koleksioni i Jan Jansen

Publikuar më

Eventi "Shqipëria në vitet '90" u organizua nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Ambasadën e Holandës në Shqipëri dhe me Fakultetin e Histori-Filologjisë.

Gjatë eventit u prezantuan kërkimet e një grupi studentësh të fakultetit, bazuar mbi "Koleksionin e gazetave të aktivistit Jan Jansen", kryesisht në temat:

  • Roli i medies në parandalimin apo përshpejtimin e skemës së firmave piramidale, prezantuar nga studentja Ina Kila
  • Rënia e bustit të diktatorit nga Jenida Vladi
  • Debatet politike mbi të shkuarën komuniste të vendit, përgjatë asaj kohe sjellë nga Jonilda Xhyliu
  • Rëndësia e digjitalizimit të gazetave dhe aksesimit më të lehtë të tyre prezantuar nga Erblin Vukaj

Rezultatet e kërkimeve u mirëpritën nga të pranishmit: studentë, përfaqësues të institucioneve, si dhe qytetarë të tjerë të interesuar në këtë temë. Mes tyre, u ngritën pyetje dhe u hapën diskutime që sollën rrugë të reja për vazhdimin e mëtejshëm të kërkimeve.

Znj. Guusje Korthals Altes, ambasadorja e Holandës në Shqipëri, shprehu mbështetjen dhe inkurajoi studentët për kryerjen me sukses së detyrës së tyre si studentë të degës së gazetarisë dhe komunikimit.

Nga ana tjetër, drejtore ekzekutive e IDMC, Dr. Jonila Godole theksoi rëndësinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të të rinjve mbi të shkuarën dhe njohjen e historisë.