Shqipëria në vitet '90, koleksioni i Jan Jansen

IDMC në bashkëpunim me Ambasadën e Mbretërisë së Holandës dhe Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë organizoi ceremoninë e dorëzimit të koleksionit të gazetave shqiptare të viteve 1990, të mbledhura nga aktivisti i të drejtave të njeriut, Jan Jansen.

Pjesë e këtij takimi ishin studentë të Gazetarisë dhe Komunikimit, Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit në UT, Prof. As. Dr. Mark Marku, Dekani i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë në UT, Prof. Dr. Sabri Laçi, Zv.ambasadorja e Ambasadës së Holandës, Znj. Petra Heylen, Z. Jan Jansen, aktivist i të Drejtave të Njeriut dhe Dr. Jonila Godole, Drejtuese e IDMC, e cila moderoi këtë takim.
Z. Jan Jansen prezantoi një zhvillim të gazetarisë nga vitet '90 e deri më sot, duke listuar disa nga koleksionet e gazetave dhe letrave të asokohe. Përgjatë qëndrimit të tij në Shqipëri dhe studimeve të tij, ai ka renditur 30 pika që mund të kenë interes për investim dhe studim, ku ftoi të gjithë studentët t'i përdorin edhe në temat e tyre të studimit. Disa prej këtyre temave, të cilësuara edhe nga Dr. Jonila Godole, kanë një rëndësi të veçantë pasi studentët nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit do të kenë mundësi të zgjedhin një nga temat referuar medies së viteve 90' dhe 4 prej punimeve më të mira do të botohen në Observatori i Kujtesës, më pas në Ambasadën Holandeze ku do të finalizohen me një prezantim.
Fokusi kryesor qëndroi në medien e shkruar, kryesisht tek gazeta dhe tek disa arsye që e kanë zhvendosur vëmendjen prej saj, tek media online. Znj. Petra Heylen theksoi:
"Është e vërtetë që shumica lexojnë medien online, por, duhet t'i kujtojmë vetes se shumë prej titujve dhe shkrimeve në to janë sipërfaqësore dhe që gazeta nuk duhet ta humbasë rëndësinë që ka në media, tërheqja ndaj saj, kurioziteti për të lexuar një lajm, nuk duhet të zhduket."
Organizator

Kontakt
Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail
Partnerët

