dokumentari kujtesa e një vendi

"Memory Alive", dialog mbi të shkuarën në Tiranë

Publikuar më

IDMC organizoi një takim me të rinjtë e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" në Tiranë, të titulluar "Të mbajmë gjallë kujtesën: Dialog mbi të shkuarën". Takimi u hap nga mësuesja e historisë Mirela Novruzaj dhe u përshëndet nga drejtoresha e IDMC, Dr. Jonila Godole, dhe drejtoresha e gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Teuta Braçaj. Në këtë takim u shfaq dokumentari i IDMC-së, "Kujtesa e një vendi që harroi të harronte". Pas shfaqjes së filmit të rinjtë patën shansin të diskutojnë me znj. Alma Liço, dëshmitare e diktaturës, e cila ndau me ta ekperiencën e internimit të familjes së saj. Znj. Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë, e cila moderoi diskutimin midis të rinjve dhe të ftuarës, ndau gjithashtu edhe nga eskperienca e saj familjare gjatë diktaturës.

Të rinjtë e gjimnazit "Petro Nini Luarasi" nga ana tjetër ndanë më të pranishmit e tjerë mendimin e tyre rreth diktaturës dhe sollën në fokus pikëpamjet e ndryshme midis brezash rreth kësaj teme. Ata po ashtu ndanë historitë familjare të diktaturës dhe zgjeruan njohuritë e tyre me pyetjet drejtuar të ftuarve në këtë aktivitet. Përveç të rinjve, të pranishëm në këtë takim ishin edhe mësues të shkollës, të cilët vunë në dukje problematikat e teksteve shkollore në trajtimin që i bëjnë periudhës së diktaturës.

Të ftuarit

  • Alma Liço lindi në Tiranë në një familje intelektuale korçare. Familja e saj internohet nga diktatura komuniste në fshatin Dragot të Elbasanit kur ajo ishte vetëm 10 vjeç. Alma Liço është autore e një sërë artikujsh mbi diktaturën në Shqipëri, po ashtu autore e librit autobiografik "Krahë të këputur".