raporte

Raport vjetor 2017  

Publikuar më

Edhe përgjatë vitit 2017, IDMC dhe bashkëpunëtorët e saj u fokusuan te thellimi i ballafaqimit me të shkuarën komuniste. Këtë IDMC e ka arritur përmes takimeve të ndryshme me dëshmitarë të kohës, vizitave studimore në vendet e kujtesës, workshopeve për të rinj dhe për mësues të historisë dhe aktivitete të tjera ndërgjegjësuese. Aktivitetet kreative multimediale, si konkursi "Pyet Gjyshërit 2", "Terminologu komunist", që synojnë reflektimin e të rinjve për të shkuarën, kanë qenë thelbësore gjatë këtij viti. Mbledhja e dëshmive nga ish-të përndjekur dhe të burgosur gjatë diktaturës në nismën "Unë dëshmoj" zbardh përherë e më tepër mjetet e terrorit të përdorura nga ai regjim. Trajnimi i gazetarëve të rinj për të përdorur dosjet e ish-Sigurimit ishte një kontribut në rritjen e transparencës ndaj opinonit publik. Edicioni i dytë i "DITËVE TË KUJTESËS" solli në 8 ditë intensive aktivitete të larmishme që synonin ballafaqimin me të shkuarën. Aktivitete kulturore dhe artistike si "Festivali Ndërkombëtar i Letërsisë" arritën të bëjnë bashkë shkrimtarë dhe përvoja të ndryshme europiane, duke e nxjerrë lexuesin dhe publikun shqiptar nga izolimi gjeografik dhe kulturor.

Për lexim
Për lexim