Raport vjetor 2019–2020

IDMC vazhdoi të ketë në fokus çështjet që ndjek prej vitesh, si: kujtesa si mision për ndërgjegjësimin e brezit të ri dhe të shoqërisë shqiptare mbi pasojat e diktaturës; edukimi politik i të rinjve përballë sfidave që i kanosen demokracisë nga rritja e populizmit, nga manipulimet e mundshme përmes medieve të rreme, rritja e aftësimit të mësuesve përmes manualeve e trajnimeve dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare mbi diktaturën përmes botimeve shkencore dhe ekspozitave tematike.
Nga ana tjetër, për hir të pandemisë shumë nga aktivitetet e IDMC u përshtatën në format online duke u dhënë mundësinë të bëheshin pjesë e bashkëpunimit qindra të rinjve brenda dhe jashtë vendit. Ky trend do të vazhdojë dhe ne do ta integrojmë komunikimin online edhe në të ardhmen në të gjitha aktivitetet tona për të qenë më afër publikut që interesohet për punën tonë.
Mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët e projekteve tona dhe shpresojmë t'ju kemi pranë edhe në të ardhmen.
