Raport vjetor 2018

IDMC edhe përgjatë vitit 2018 u fokusua te thellimi i ballafaqimit me të shkuarën komuniste. Kujtesa si mision synon ndërgjegjësimin e shoqërisë shqiptare dhe sidomos të të rinjve që nuk e kanë përjetuar atë kohë. Këtë IDMC e ka arritur përmes takimeve të ndryshme me dëshmitarë të kohës, vizitave studimore në vendet e kujtesës, brenda dhe jashtë vendit, workshopeve për të rinj dhe për mësues të historisë, aktiviteteve të tjera ndërgjegjësuese dhe botimeve të shumta.
Puna e paraqitur në këtë raport vjetor tregon para së gjithash angazhimin e personave të atashuar pranë IDMC. Falenderim i veçantë për Fondacionin gjerman Konrad Adenauer që është partneri dhe mbështetësi ynë kryesor në këtë mision.
