ngritje e kapaciteteve

"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Tiranë I

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit (ISKPK) ishin në shkollën "Ernest Koliqi" në Tiranë, për të shfaqur dokumentarin "Fëmijët e diktaturës" dhe për të prezantuar botimin "Të mos harrojmë", me histori njerëzore persekutimi nga regjime totalitare në Europë, botuar nga Platform of European Memory and Conscience në bashkëpunim me IDMC.

Brisejda Lala, studiuese në ISKK dhe Oriada Dajko nga IDMC prezantuan projektet dhe aktivitetet e dy institucioneve me fokus ndërgjegjësimin e të rinjve për të kaluarën komuniste.

Pas shfaqjes së dokumentarit, Ergys Mërtiri, në një diskutim me nxënësit, diskutuan disa nga temat kryesore të trajtuara gjatë dokumentarit dhe për dukuri të jetës së përditshme gjatë diktaturës në Shqipëri.

Në përfundim të aktivitetit, IDMC dhe ISKK dhuruan botimet e tyre më të fundit për nxënësit dhe bibliotekën e shkollës "Ernest Koliqi".

IDMC falënderon stafin e shkollës për angazhimin e tyre në edukimin cilësor të rinisë shqiptare, duke ndërlidhur tekstet mësimore me shembuj konkret dhe aktivitete kulturore nga IDMC.

Nëse keni interes për shfaqjen e dokumentarit "Fëmijët e diktaturës" ose për tekstin "Të mos harrojmë", ju lutemi të kontaktoni në adresën e emailit: office@idmc.al.