"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Lezhë

Botimi "Të mos harrojmë" iu prezantua nxënësve dhe mësuesve në gjimnazin "Hydajet Lezha" në qytetin e Lezhës.
Mësuesit shprehën domosdoshmërinë dhe nevojën për të shfrytëzuar burime të ndryshme historike në orën e mësimit, me qëllim rritjen e bashkëveprimit mes nxënesve dhe edukimin të tyre historik.
Ndërsa nxënësit diskutuan për përjetimet nga leximi i librit "Të mos harrojmë" dhe për interesin për të mësuar të shkuarën përmes historive të nga jeta e atyre që e kanë ndjerë në shpirt peshën e regjimit diktatorial.
Kryetarja e Shoqatës së Mësuesve të Historisë znj. Vojsava Kumbulla theksoi se e shkuara duhet të shërbejë për të kuptuar të tashmen dhe për të ndërtuar më mirë të ardhmen.
Ky takim nuk do te ishte i mundur pa mbështetjen e koordinatores së rrjetit të Historisë, mësuese Valeria Laleci nga Shkolla e Mesme e Bashkuar Balldren, mësuese Liza Ndreca, drejtuese e ekipit lëndor në gjimnazin "Hydajet Lezha" dhe drejtorisë të këtij gjimnazi.