"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Shkodër II

Në ambientet e qendrës rinore Arka në Shkodër, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) zhvilloi një diskutim të hapur me të rinj dhe studentë për "Peticionin për Dekumunistizim dhe Drejtësi".
Drejtoresha e IDMC, Jonila Godole prezantoi për të rinjtë 6 kërkesat e peticionit duke nënvizuar se shoqëria shqiptare nuk mund të ecë dot përpara pa dekomunistizimin dhe pa zbardhur të kaluarën.
Të rinjtë pjesëmarrës ngritën pyetje dhe diskutuan për nismat e munguara në këtë fushë duke dhënë edhe sugjerimet e tyre se si qasja e të rinjve ndaj të kaluarës komuniste në Shqipëri të mos mbetet sipërfaqësore.
Në fund të aktivitetit, të rinj, mësues dhe përfaqësues të medias mbështetën nismën e ndërmarrë nga IDMC duke firmosur peticionin.