ngritje e kapaciteteve

"Ngritja e kapaciteteve të mësuesve dhe të rinjve" në Elbasan I

Publikuar më

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë zhvilloi një diskutim të hapur për "Peticionin për Dokumunistizim dhe Drejtësi" me të rinj dhe studentë të universitetit "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, në kuadër të një ndër kauzave më të rëndësishme, njohjen e të rinjve me të kaluarën komuniste.

Dretuesja e IDMC, Jonila Godole prezantoi për të rinjtë 6 kërkesat e peticionit duke nënvizuar se shoqëria shqiptare nuk mund të ecë dot përpara pa dekomunistizimin dhe pa zbardhur të kaluarën, prandaj shoqëria kanë nevojë të hapë debate të forta për të kaluarën e saj historike.

Së bashku me të rinjtë, Dr. Godole diskutoi për mënyrën se si mentaliteti i të kaluarës komuniste ka ndikuar në të gjithë strukturat e shoqërisë duke nënvizuar se problemet e të sotmes janë pasoja të së shkuarës dhe mësimeve që nuk u nxorën prej saj.

Në fund, të rinj dhe studentë mbështetën nismën e ndërmarrë nga IDMC duke e firmosur peticionin.