dokumentari kujtesa e një vendi

"Memory Alive" përmes artit dhe multimedias në Korçë

Publikuar më

Në bashkëpunim me Qendrën Rinore Korçë u organizua shfaqja e dokumentarit "Kujtesa e një vendi që harroi të harronte". Shfaqja e dokumentarit u pasua nga një diskutim mes Ylber Merdanit, ish-i burgosur politik në burgun e Spaçit, Jonila Godoles, drejtore e IDMC dhe Ylljet Aliçkës, shkrimtar nën moderimin e Maria Doiçes, pedagoge në Universitetin e Korçës. Gjatë këtij diskutimi Ylber Merdani ndau me të rinjtë eksperiencën familjare të persekutimit dhe burgosjen e tij në Spaç ku përjetoi edhe revoltën e 21–23 majit 1973.