kultura

"Letërsia si vend kujtese" në Pogradec

Publikuar më

Në këtë aktivitet të organizuar nën moderimin e drejtoreshës së Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, Jonila Godole, shkrimtari pogradecar Ethem Fezollari pati mundësinë të prezantonte librin e tij të fundit. Në këtë libër me titull "Varka e shpëtimit" trajtohet jeta e familjes së tij e cila u detyrua të arratiset përgjatë diktaturës nga Ohri drejt Australisë. Takimi u ndoq nga shumë të pranishëm dhe ish-të përndjekur dhe pati diskutime të shumta dhe reflektime mbi këtë problematikë të kohës.