Kujtesa e një vendi që harroi të harronte

Dokumentari "Kujtesa e një vendi që harroi të harronte" është realizuar nga një grup studentësh dhe trajton pikërisht mënyrën se si e njeh rinia shqiptare diktaturën. Ai është xhiruar në qytete të ndryshme të Shqipërisë me fokus kujtesën që të rinjtë kanë në lidhje me të shkuarën. Në këto aktivitete ndërthurej edhe dëshmia e personave që janë përndjekur dhe burgosur për bindjet e tyre politike si dëshmi e gjallë e terrorit komunist.
Dokumentarin e realizuan: Erina Laska, Fjona Meca, Juna Cucka, Preveza Devishllari, Rashela Shehu (me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë).
Koncepti dhe drejtimi: Jonila Godole, Holta Shupo.