IDMCon: Ditari i mësuesve

Të dashur miq dhe bashkëpunëtorë, urojmë të jeni mirë me shëndet.
IDMC vazhdon projektet duke u zhvendosur në platformat digjitale. Për Institutin ka qenë gjithmonë e rëndësishme forcimi i rolit të mësuesit duke ofruar në vazhdimësi trajnime dhe botime që ju vijnë në ndihmë për formimin e tyre dhe njëkohësisht në përmirësimin e procesit mësimor.
Gjatë kësaj periudhe të pandemisë botërore, një ndër shtyllat që pësoi më tepër ndryshime ishte pikërisht edukimi, që i vendos mësueset/it përballë sfidave të reja. Në mënyrë që t'ju vijmë në ndihmë dhe të vazhdojmë me forcimin e figurës së tyre, duhet fillimisht t'i njohim vështirësitë me të cilat po ndeshen dhe sakrificat e tyre. Prandaj, IDMC ka krijuar një platformë online, ku përmes shkrimeve, fotografisë dhe videove do promovojmë punën e mësuesit dhe do krijojmë hapësirën që të përmirësohen fillimisht duke mësuar nga njëri-tjetri, e më pas përmes kontributit tonë.
Ju ftojmë të ndiqni çdo ditë në kanalet tona rubrikën "Ditari i mësueseve", duke filluar prej ditës së sotme.
Me respekt,
Stafi i IDMC