IDMCon: Aftësim praktik i profesionistëve të rinj

IDMC vijon me misionin e saj në zhvillimin e vlerave demokratike përmes përfshirjes qytetare dhe sidomos edukimit të të rinjve e aftësimit të tyre si përgatitje për të ardhmen.
Në përshtatje me situatën aktuale, ju njoftojmë që aktivitetet tona janë zhvendosur online në platforma digjitale duke ruajtur standardet e IDMC.
Shumëllojshmëri projektesh me mundësi angazhimi për këdo të interesuar do të prezantohen ditët në vijim.
"Jam mirënjohëse për gjithë mbështetjen që kemi marrë në nismat tona nga të rinjtë dhe nga të gjithë ju. Në mënyrë që të vazhdojmë aktivitetin tonë në kushtet kur organizimet me shumë persona nuk janë të rekomandueshme, kemi vendosur të përshtatim një pjesë të projekteve tona në format digjital. Në muajt në vijim, fokusi i IDMC do të vendoset te fuqizimi i rinisë për të qenë aktiv në shoqëri dhe në aftësimin praktik të profesionistëve të rinj."
Dr. Jonila Godole
Drejtore ekzekutive e IDMC