ëndrra ime europiane

Gjimnazistët shqiptarë prezantojnë ëndrrën e tyre europiane përmes spoteve

Publikuar më

Në një kohë kur Britania e Madhe lë Bashkimin Europian (BE), të rinjtë shqiptarë sfidojnë këtë realitet. Ata besojnë te vlerat europiane dhe japin një mesazh për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian.

Në një minutë ata i kanë thënë të gjitha, gjatë ceremonisë së prezantimit publik të punimeve të tyre reflektuese, më datë 28 shkurt 2020, ku i pranishëm ishte edhe z. Lekë Tasi, ish i përndjekur i diktaturës komuniste, autor i librit "Grabjani rrëzë kodrave". Z. Tasi i inkurajoi të rinjtë të vazhdojnë të jenë pjesë e këtyre projekteve dhe të mos ndalojnë së besuari në ëndrrat e tyre.

Të rinjtë u bënë pjesë e projektit "Ëndrra ime europiane" organizuar nga IDMC në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies përmes trajnimeve dhe workshop-eve të ndryshme dhe reflektimit në video kreative për një periudhë gjashtëmujore.

Gjatë ceremonisë të rinjtë ndanë me publikun motivimin për të qenë pjesë e këtij projekti dhe erdhën me mesazhe ndërgjegjësuese për bashkëmoshatarët e tyre, për vendin e tyre dhe për BE.

  • Së pari, ata u shprehën se duke u bërë pjesë e këtij projekti e duke kërkuar për vlerat europiane zbuluan se këto janë njëkohësisht edhe vlerat e vendit të tyre dhe theksuan se këto vlera duhet të forcohen edhe më tepër ne vendin e tyre, duke i dërguar mesazh vendit të tyre për të forcuar vlerat europiane ne vend dhe të punojë në mënyrë më serioze në rrugën drejt BE.
  • Së dyti, ata i kërkojnë BE-së ti shoh këto vlera të mëshiruara te të rinjtë, pasi ata janë e e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja që beson te BE dhe që ka një ëndërr të pastër europiane.

Përmes këtij reflektimi në punime kreative multimediale të, në funksion të promovimit të vlerave europiane, të rinjtë dëshirojnë të nxisin ndërgjegjësimin edhe te pjesa tjetër e rinisë apo shoqërisë që do t'i shoh produktet e tyre multimediale. Promovimi i vlerave europiane dhe optimizmi se këto vlera mund të përvetësohen edhe në rastin e Shqipërisë do të rrisë interesin e të rinjve për të kontribuar më tej në vendin e tyre duke shmangur kështu edhe rrjedhjen e trurit në terma më afatgjatë.

Punimet reflektuese më të mira të të rinjve

Ania Sauku

Anisa Bakiu

Arkid Kaleci

Era Fejza

Jordi Metko

Marlond Demiraj

Mikea Sadikaj

Redion Bajraktaraj

Sara Mara

Xhesika Tollia

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail

Partner

Instituti Shqiptar i Medias
Instituti Shqiptar i Medias