Të rinjtë shqiptarë sfidojnë daljen e Britanisë së Madhe nga BE

Në një kohë kur Britania e Madhe lë Bashkimin Europian (BE), të rinjtë shqiptarë sfidojnë këtë realitet. Ata besojnë te vlerat europiane dhe japin një mesazh për Shqipërinë dhe Bashkimin Europian. Në një minutë ata i kanë thënë të gjitha.
- Së pari, ata besojnë që këto vlera – respekti për dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, liria, demokracia e konsoliduar, barazia dhe sundimi i ligjit – duhet të forcohen edhe më tepër ne vendin e tyre dhe i dërgojnë mesazh vendit të tyre për të forcuar vlerat europiane ne vend dhe të punojë në mënyrë më serioze në rrugën drejt BE.
- Së dyti, ata i kërkojnë BE-së ti shoh këto vlera të mëshiruara te të rinjtë, pasi ata janë e e ardhmja e Shqipërisë, e ardhmja që beson te BE dhe që ka një ëndërr të pastër europiane.
- Së treti, të rinjtë i dërgojnë një mesazh të përbashkët Shqipërisë dhe BE-së. Mesazhi i tyre është: "Promovimi i vlerave europiane dhe optimizmi se këto vlera mund të përvetësohen edhe në rastin e Shqipërisë do të rrisë interesin e të rinjve për të kontribuar më tej në vendin e tyre duke shmangur kështu edhe rrjedhjen e trurit në terma më afatgjatë."
- Së fundmi, përmes këtyre reflektimeve në punime kreative multimediale të gjata vetëm 1 minutë, në funksion të promovimit të vlerave europiane, të rinjtë dëshirojnë të nxisin ndërgjegjësimin edhe te pjesa tjetër e rinisë apo shoqërisë që do t'i shoh produktet e tyre multimediale.
Më poshtë gjeni ëndrrat europiane të një grupi të rinjsh nga Tirana që u bënë pjesë e projektit "Ëndrra ime europiane" organizuar nga IDMC në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies.
Videot më të mira të të rinjve do i prezantohen publikut më datën 28 shkurt 2020.
Organizator

Kontakt
Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail
Partner
