trajnime

Komunizmi përmes burimeve historike

Publikuar më

Si vazhdimësi e një sërë workshop-esh në të shkuarën, në datat 25–26 qershor 2020, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizoi trajnime online me mësues të historisë në Shqipëri.

Tema e workshop-it 2-ditor ishte "Komunizmi përmes burimeve historike", i bashkëdrejtuar nga Idrit Idrizi, historian dhe pedagog në Universitetin e Vjenës, dhe Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e kurrikulës shkollore.

Gjatë trajnimit u morën në analizë shumë dokumente të kohës së komunizmit. Gjithashtu 20 mësuesit punuan individualisht dhe në grup mbi materiale të ndryshme historike.