dokumentari fëmijët e diktaturës

Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" në Bathore

Publikuar më

Dokumentari "Fëmijët e diktaturës" u shfaq sot te Biblioteka Komunitare e Bathores. Pas shfaqjes së dokumentarit të rinjtë patën mundësinë të diskutojnë rreth temës me kryetaren e Shoqatës së Mësuesve të Historisë, Vojsava Kumbulla. Shfaqja e dokumentarit ishte një pikënisje e aktiviteteve që Biblioteka do të zhvilloje me lexues të saj për të njohur, kuptuar dhe reflektuar mbi të shkuarën.

IDMC falënderon Bibliotekën "Qendra Shpresa" dhe Shoqatën e Mësuesve të Historisë për këtë bashkëpunim.