njoftime

Vizitë nga zv.presidentja e Fondacionit Konrad Adenauer

Publikuar më

IDMC është partner institucional i Fondacionit Konrad Adenauer (KAS) në Tiranë dhe një nga fushat e veprimit është edukimi politik i të rinjve dhe motivimi i tyre për të reflektuar mbi të shkuarën komuniste. Në bisedë me drejtuesen ekzekutive të IDMC, Jonila Godole, zonja Hildgund Neubert theksoi rëndësinë e punës nga afër me të rinjtë për njohjen e historisë si garantuese për mospërsëritjen e saj në të ardhmen.

Zonja Neubert është eksperte me një përvojë mbi tridhjetë vjeçare për çështjen e hapjes së dosjeve të ish-sigurimit në Gjermaninë Lindore dhe reflektimin mbi të shkuarën. Këtë përvojë të pasur, ajo pati mundësinë ta sillte para publikut dhe politikanëve të lartë shqiptarë me rastin e vizitës së saj të punës më 17‒18 mars 2015.