Të mos harrojmë: Kujtesa e totalitarizmit në Europë

Viti: 2022
Redaktorët shkencorë: Neela Winkelmann-Heyrovská, Gillian Purves

"Të mos harrojmë" është botimi i dytë, i zgjeruar i Doracakut për Shkolla krijuar nga Platforma e Kujtesës dhe Ndërgjegjes Europiane për të mbështetur edukimin historik modern në klasa në mbarë Europën. Libri është botuar fillimisht në vitin 2013 dhe është përkthyer deri më sot në nëntë gjuhë. Koleksioni i tanishëm përfshin 37 histori tronditëse nga jeta e njerëzve të prekur nga totalitarizmi i shekullit të kaluar nga 20 vende të ndryshme europiane, dhe në këtë edicion Francën, Spanjën, Italinë dhe Shqipërinë. Në mënyrë që të demonstrojmë impaktin që totalitarizmi ka në shoqëri, ne kemi përzgjedhur biografitë e njerëzve që u prekën nga diktaturat komuniste, fashiste dhe naziste kundër dëshirës së tyre. Përmes këtij libri, ju do takoni fëmijë e të rritur, burra e gra, njerëz nga sfera të ndryshme të jetës, kristianë, hebrenj, romë, myslimanë dhe njerëz, besimi i të cilëve nuk cilësohet. Disa prej tyre luftuan me qëndresë, disa mbijetuan, të tjerët fatkeqësisht u zhdukën.