Propaganda, dezinformimi dhe taktikat online që kërcënojnë demokracinë

Viti: 2021
Përgatiti: Jonila Godole

Nevoja për këtë manual merr shkas nga zhvillimet e shpejta në peizazhin mediatik dhe informativ që ndikojnë drejtpërdrejt edhe nxënësit në orën e mësimit. Propaganda haset online në mënyrë të pashmangshme, njësoj si lajmet e rreme dhe gjuha e urrejtjes dhe këto duhet të gjejnë përdorim edhe në kurrikulën mësimore. Në këto kushte, nevoja për aftësimin mediatik (media literacy) del edhe një herë në plan të parë. Elementët kyçe të aftësimit mbi median mund të konsultohen në Manualin e mëparshëm të kësaj serie me materiale ndihmëse për mësues dhe nxënës, gjithsesi do ofrojmë një përmbledhje të gjërave më të rëndësishme edhe këtu.