dokumentari kujtesa e një vendi

"Memory Alive" përmes artit dhe multimedias në Shkodër

Publikuar më

Në serinë e aktiviteteve "Memory Alive përmes artit dhe multimedias" iniciuar nga IDMC, u zhvillua në Shkodër takimi "Një dialog mes të shkuarës dhe të tashmes" me studentë të Universitetit të Shkodrës, qytetarë të interesuar, ish të përndjekur politikë etj. Partnerë të këtij aktiviteti ishin gjithashtu "Vendi i Dëshmisë dhe i Kujtesës" dhe Universiteti i Shkodrës.

Njohja dhe reflektimi mbi të shkuarën është përgjegjësi e së tashmes për të ndërtuar një të ardhme të shëndetshme. Takimi me studentë të Universitetit të Shkodrës ishte i rëndësishëm për hapjen e diskutimit rreth së kaluarës, për mendimet dhe sugjerimet që kanë të rinjtë. Në këtë kuadër u shfaq filmi dokumentar, "Kujtesa e një vendi që harroi të harronte", i xhiruar në qytete të ndryshme të Shqipërisë me fokus kujtesën që të rinjtë kanë në lidhje me të shkuarën. Pas shfaqjes së dokumentarit, grupi realizues i tij tregoi për punën e kryer, vështirësitë dhe pengesat e hasura gjatë xhirimeve. Ndërsa Gjet Vocaj, ish i persekutuar, ndau me të pranishmit disa episode nga historia jetësore e tij, duke shfaqur një panoramë të pajetuar prej brezit të lindur pas viteve 90.

"Jo hakmarrje, por gjykim i drejtë dhe objektiv i historisë, në mënyrë që e ardhmja të ndërtohet pa gabimet e së kaluarës."
Vocaj