ekspozita

Komunizmi në epokën e tij

Publikuar më

Ekspozita "Komunizmi në epokën e tij" përshkruan ngritjen dhe rënien e lëvizjeve komuniste në shekullin XX. Komunizmi si ideologji mobilizoi miliona njerëz anembanë botës, por u bë njëkohësisht edhe makth i mbi 100 milionë viktimave të dhunës komuniste.

Shqipëria pas Luftës së Dytë Botërore përqafoi sistemin politik të Bashkimit të Republikave Sovjetike Socialiste, duke përjetuar kështu fuqizimin e Partisë Komuniste dhe themelimin e regjimit komunist. Regjimi komunist në Shqipëri ishte një ndër diktaturat më të ashpra në Europën Juglindore dhe zgjati pothuajse 46 vjet, nga dhjetori i vitit 1945 deri në mars 1991.

Me ardhjen e tij në pushtet, diktatori Enver Hoxha mori masa të menjëhershme për të forcuar pushtetin e tij përmes terrorit komunist, dhunës, propagandës dhe përhapjes së frikës në popull, duke eliminuar të gjithë kundërshtarët e tij politik. Përveç indoktrinimit të popullsisë, u ndalua praktikimi i fesë, si dhe u prishën marrëdhëniet me Jugosllavinë (1948), Bashkimin Sovjetik (1961) dhe Kinën (1978), duke e çuar vendin në izolim total dhe varfëri ekstreme.

Ekspozita ka përmasat e duhura për shkolla dhe vende publike, për shembull, në hollet e bashkive, në bibliotekat publike etj., dhe fton individët për t'u përballur me komunizmin dhe diktaturat që dominuan botën e shekullit XX.

Komunizmi në epokën e tij
Broshura e ekspozitës

Botuesit e ekspozitës

Fondacioni Federal për Studimin e Diktaturës në Gjermaninë Lindore
www.bundesstiftung-aufarbeitung.de

Muzeu Historik Gjerman
www.dhm.de

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), për versionin shqip
www.idmc.al

Autori i ekspozitës është historiani gjerman, Gerd Koenen.

Informacion për ekspozitën

Ekspozita u prezantua për herë të parë në Shqipëri më datë 19 shkurt 2018, në Muzeun Historik Kombëtar, në kuadër të 27-vjetorit të rrëzimit të statujës së diktatorit Enver Hoxha më 20 shkurt 1991. Ajo qëndroi e hapur për publikun deri më 28 shkurt.

Ekspozita përfshin 25 postera, me mbi 200 foto historike, dokumente dhe "kode QR" të lidhura me materiale filmike në internet.

Prezantimi i ekspozitës do të jetë në dispozicion nga muaji mars 2018 si një set i posterave në formatin DIN A1 dhe mund të porositet në office@idmc.al.