komunizmi përmes dokumenteve

"Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" në Tiranë II

Publikuar më

IDMC në bashkëpunim me Shoqatën e Mësuesve të Historisë organizuan në Tiranë trajnimin e parë të mësuesve të historisë për përdorimin në orën e mësimit të librit "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore" ku pasqyrohet represioni në periudhën e vetizolimit (gjysma e dytë e viteve 1970 dhe gjysma e parë e viteve 1980).

Ky trajnim u organizua në formën e tre workshop-eve paralele të udhëhequr nga Fatmiroshe Xhemalaj, Vosjava Kumbulla dhe Gentian Dedja. Workshop-et e ndara në tre grupe u organizuan duke u mbështetur në dokumente konkrete arkivore të ilustruara në librin "Komunizmi përmes dokumenteve arkivore".

Dokumentet arkivore me të cilat u punua janë si më poshtë:

  • Gjyqi kundër "kulakëve" të Lapardhasë, në vitin 1976
  • Kontrolli i "elementëve të deklasuar" në Tiranë
  • Qarkore e KQ të PPSH për Komitetet e PPSH të reparteve ushtarake

Fillimisht, në secilin grup u shpjegua rëndësia e përdorimit të këtyre dokumenteve arkivore dhe konteksti i tyre historik në mësimdhënie. Më pas, mësuesit evidentuan në dokumentet përkatëse terma dhe koncepte të nevojshme për t'u shpjeguar dhe trajtuar qartë për nxënësit. Rezultatet e secilit grup u prezantuan para të gjithë pjesëmarrësve.

Me anë të këtyre trajnimeve IDMC synon t'i ndihmojë mësuesit të ndërtojnë një orë mësimore përmes përdorimit të dokumenteve historike me metoda të të mësuarit interaktiv në klasë. Të mësuarit e të kuptuarit e historisë në shkollë bëhet më kuptimplotë nëse nxënësit dhe mësuesit përdorin në klasë burime historike të përshtatshme për moshën e nxënësit.

Në fund të trajnimit mësuesit u pajisën me certifikatë pjesëmarrjeje.

Trajnimet e radhës:

  • 7 prill 2018 te Qendra Rinore e Vlorës
  • 14 prill 2018 te Vendi i Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër

Informacion rreth trajnerëve

  • Fatmiroshe Xhemalaj, eksperte e historisë, Ambasadore e EUROCLIO në Shqipëri
  • Vosjava Kumbulla, Kryetare e Shoqatës së Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
  • Gentian Dedja, mësues historie në gjimnazin "Dhaskal Todri", Elbasan

Organizator

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë
Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

Kontakt

Matilda Karçanaj, koordinatore projekti | E-mail

Partner

Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë
Shoqata e Mësuesve të Historisë së Shqipërisë