Ekspozita "Rënia e një diktatori" prezantohet në Berat

IDMC prezantoi te shkolla jopublike "Drita e dijes" në Berat ekspozitën e fundit të institutit "Rënia e një diktatori", e cila u inagurua për herë të parë gjatë DITËVE TË KUJTESËS 2021.
Drejtorja e IDMC, Jonila Godole, mbajti një bashkëbisedim me të rinjtë pjesëmarrës mbi diktaturën dhe demokracinë. Ajo u dha të rinjve mesazhin e rezistencës për një të ardhme më të mirë.
"Ashtu sikurse të tjerë më parë kanë rezistuar dhe sakrifikuar për ne, të jetojmë në demokraci sot, njësoj edhe ne duhet të punojmë për të përmirësuar jetët tona."
Një prej autorëve të ekspozitës historiania Brisejda Lala ishte prezent dhe i njohu të rinjtë me detaje dhe kuriozitete rreth temës së ekspozitës "30 vjet nga rënia e monumentit të ish-diktatorit Hoxha".
IDMC falenderon stafin e shkollës për angazhimin e tyre në edukimin cilësor të rinisë shqiptare, duke ndërlidhur librat me shembuj konkret dhe aktivitete kulturore nga IDMC. Ekspozita do të qëndrojë për ditë me radhë në ambientet e shkollës duke u vizituar nga +300 nxënësit aktual.
Falenderojmë partneren tonë në Berat Eljona Plaku për bashkëpunimin.
Nëse keni interes që kjo ekspozitë ose të tjera të realizuara nga IDMC, të mbahen në shkollën tuaj, ju lutemi të kontaktoni në adresën e emailit: office@idmc.al