Tregimi dixhital

Çfarë është tregimi dixhital (Digital Storytelling)?
Tregimi dixhital (digital storytelling) është një formë e shkurtër e tregimit të një historie, ngjarjeje apo përvoje jetësore në mënyrë dixhitale. Kjo formë kombinon artin e të treguarit me një shumëllojshmëri mjetesh që ofron multimedia, si: tekst, imazh, grafikë, audio, video, muzikë etj. nëpërmjet të cilave konkurrenti mund të tregojë një histori ose të paraqesë një ide të caktuar.
Konkursi "Pyet Gjyshërit" i fton të rinjtë që të pyesin më të rriturit, prindërit, gjyshërit e tyre mbi të shkuarën komuniste dhe ta paraqesin informacionin në një format tregimi dixhital. Përveç historive personale mund të jepni një ide të caktuar e cila vjen pas reflektimit për të shkuarën komuniste, të tashmen ose të ardhmen e vendit tonë. Si i tillë, punimi mund të jetë një interpretim ose shpjegim si më poshtë:
- Një video e shkurtër me zë dhe figurë
- Vetëm audio
- Disa fotografi elektronike
- Tinguj të ruajtur në shirit ose disk
- Filma të vjetër, të ruajtur
- Një formë tjetër e mediave jofizike
- E të tjera
Fotografi, autori dhe edukatori britanik Daniel Meadows i përkufizon tregimet dixhitale si "tregime personale multimediale të thëna nga zemra". E bukura e kësaj forme të shprehuri është se njerëzit këto histori mund t'i krijojnë kudo, për çdo subjekt, dhe t'i shpërndajnë elektronikisht në të gjithë botën. Meadows shton se tregimet dixhitale janë si "sonete multimediale të njerëzve" ku "fotografitë zbulojnë bisedat dhe historitë e treguara në eter, si pjesë të një tabloje, një mori historish të padukshme të cilat kur shihen së bashku tregojnë një histori më të madhe të kohës sonë, që na përcaktojnë ne vetë."
Studiuesi dhe konsulenti i kulturës dixhitale John Seely Brown e përshkruan tregimin dixhital të historisë në këtë mënyrë: "Unë interesohem veçanërisht për Tregimet Dixhitale, për mënyrat e përdorimit të medias për të treguar histori dhe për të aftësuar fëmijët, që tani rriten në një botë dixhitale, në gjetjen e mënyrave të reja të tregimit të historive. Ata kanë aftësinë që t'i ndërtojnë shumë lehtë filmat interpretues dhe t'i shtojnë muzikë përmbajtjes. Ata e kushtëzojnë ose "gdhendin" kontekstin rreth përmbajtjes. Bashkëveprimi serioz midis kontekstit dhe përmbajtjes është çelësi për të cilin bëjnë fjalë filmi dhe media."
Cili është procesi i krijimit të një tregimi dixhital? (Jakes dhe Brannon, 2005)
- Të shkruarit
- Dorëshkrimi
- Montazhi
- Vendosja e multimedias
- Krijimi i tregimit dixhital
- Shpërndarja
Cilat janë disa nga llojet e tregimeve dixhitale?
Përgjithësisht, tregimet dixhitale mund të ndahen në tri fusha të mëdha:
- Histori personale
- Tregime udhëzuese
- Ritregime të eventeve historike
Cilët janë elementët e tregimit dixhital? (Lambert, 2003)
- Pikëpamja
- Pyetja dramatike
- Përmbajtja emocionale
- Zëri juaj
- Fuqia e tingullit/muzikës së zgjedhur
- Ekonomia
Adresa të rekomandueshme për tregimet dixhitale
Çfarë është tregimi dixhital?
http://digitalstorytelling.coe.uh.edu/page.cfm?id=27&cid=27
Qendra për Tregime Dixhitale mëson mijëra vetë se si të editojnë videot dhe t'i japin kuptim atyve, nga Autumn Stephens:
http://themonthly.com/up-front-08-08.html
Story Center (dikur Qendra për Tregime Dixhitale):
http://www.storycenter.org/ahcg7qzc4m01da47p8hn9uxgkrpd7j
Shembuj të tregimeve dixhitale
Arratisje e guximtë nga Shqipëria:
https://vimeo.com/9863336
Një histori që krahason përvojën mësimore me atë të një gjysheje që mbaroi shkollën e mesme në një kamp përqendrimi. Për qytetarët me prejardhje japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore:
https://www.youtube.com/watch?v=cCSWMOylwBI
Çmimi i parë, Mylligan: Një konkurs për tregime dixhitale:
https://www.youtube.com/watch?v=vsuHabO2TYA
Jeta ime si shkrimtare, nga Cameron Kimpson:
https://www.youtube.com/watch?v=fZ7JR8GWLTM
Më shumë shembuj
https://www.youtube.com/user/CenterOfTheStory
Shpjegime për tregimet dixhitale dhe udhëzime se si bëhet një video e tillë
Video e shkurtër që ju njeh me tregimin dixhital:
https://www.youtube.com/watch?v=dKZiXR5qUlQ
7 elementët e tregimit dixhital:
https://www.youtube.com/watch?v=a1f-_FXgJZM
Çfarë përmban tregimi dixhital?
https://www.youtube.com/watch?v=GaHtpOrQ4Gk
Udhëzime për tregimin dixhital:
https://www.youtube.com/watch?v=vU2tUmRN8SI
Tregimi dixhital në shkollën fillore:
https://www.youtube.com/watch?v=rUZXBc6yRhU
Perspektiva e studentëve për tregimin dixhital:
https://www.youtube.com/watch?v=BU1SkaTsv78
Përmbledhje e një projekti tregimi dixhital të klasës së tretë:
https://www.youtube.com/watch?v=P5yi8R5l9e4
Tregimi dixhital - Powerpoint i animuar:
https://www.youtube.com/watch?v=PihHZF732BY
Tregimi dixhital dhe si ta bësh tëndin më mirë:
https://www.youtube.com/watch?v=WyStwsVderY
https://www.youtube.com/watch?v=FR1vHbYTFG8
Fuqia e tregimit dixhital:
https://www.youtube.com/watch?v=jA2cTZK9hzw
Më shumë për tregimet dixhitale:
https://www.youtube.com/watch?v=tq-4hJEihWE
https://www.youtube.com/watch?v=QhJDUIQ9EzY