humori si formë rezistence

Karikatura në komunizëm, mjet i shprehjes së propagandës diktatoriale

Publikuar më

Të mërkurën u zhvillua takimi i dytë online i serisë të trajnimeve "Humori si formë rezistence gjatë regjimit komunist".

Në këtë takim, në drejtimin e trajnerit Pjerin Mirdita të rinjtë u njohën me gjurmët e para të karikaturës në botë dhe në Shqipëri. Një hapësirë iu dedikua qasjes që kanë të rinjtë ndaj karikaturës në ditët e sotme dhe sipas opinioneve të tyre karikatura si zhanër është shumë pak e njohur dhe ata sot e njohin atë më shumë përmes karikaturës politike.

Pjesëmarrësit diskutuan për përhapjen masive të humorit dhe karikaturës në vitet '70 duke rënë në dakordësi që shumë prej këtyre karikaturave janë aktuale edhe sot.