Kalendari i Kujtesës 2021

Viti: 2020
Redaktorët shkencorë: Uran Butka, Pjerin Mirdita

Në këtë 30-vjetor të demokracisë së brishtë shqiptare, "Kalendari i Kujtesës" i printuar me iniciativë të Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, vjen si një sprovë për të regjistruar ngjarjet historike dhe zhvillimet kryesore që lidhen me përpjekjet për liri, demokraci dhe të drejta e njeriut në Shqipëri. Në pamundësi për t'i përfshirë të gjitha datat përkujtimore në këtë kalendar xhepi janë përzgjedhur ato data që mendojmë se janë më përfaqësueset për të kuptuar mungesën e përvojës demokratike dhe arsyet e instalimit të diktaturës në Shqipëri (1944–1991), si dhe sfidat e sukseset pas vitit 1991 deri më sot.
"Kalendari i Kujtesës" mund të aksesohet në faqen e Observatorit Shqiptar (www.observatorikujteses.al) dhe mbetet i hapur për plotësime dhe sugjerime, për të arritur në një material sa më të plotë dhe më të konsoliduar. Dëshirojmë që "Kalendari i Kujtesës" t'ju shoqërojë përgjatë gjithë vitit në menaxhimin e axhendës suaj të përditshme, por të shërbejë edhe si një kronikë e ngjarjeve dhe kujtesës historike. Sepse mbajtja gjallë e kësaj kujtese është garanci që e shkuara e errët nuk do përsëritet më.
"Kalendari i Kujtesës" botohet me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë.