Kartolina nga e shkuara

Pak më larg nga modeli i ekspozitave historiko-informuese, projekti "Kartolina nga e shkuara" ("Postcards from the Past") është një ekspozitë kreative e inspiruar dhe krijuar për të satirizuar dhe reflektuar mbi të shkuarën diktatoriale në Shqipëri.
Posterat e ekspozitës synojnë të sjellin në vëmendjen e audiencës fenomene absurde të kohës në një mënyrë tërheqëse.
Ekspozita ka ardhur si reflektim i një periudhe të gjatë studimore, duke vendosur në qendër ndodhi historike dhe fenomene sociale të ndodhura gjatë 50 viteve izolim të Shqipërisë.
Në materialet e punuara ka pasur një përpjekje për tu vënë në dukje tema sensitive si: Sigurimi i Shtetit, bashkëpunimet me aktorët ndërkombëtarë, kriza e urisë, kulti i individit, censura, izolimi, arsimi, propaganda, manipulimi i masave etj.
Të gjitha imazhet janë të shoqëruara nga diçitura sarkastike në anglisht dhe në gjuhen shqipe.
Posterat e ekspozitës "Kartolina nga e shkuara", vijnë me një stil inovator dhe të përshtatshëm për konsum digjital!

Impressum
Ekspozita u ideua dhe u mbështet nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC), puna e të cilit synon ndërgjegjësimin e të rinjve dhe të shoqërisë shqiptare mbi regjimin diktatorial në vend dhe pasojat e tij.
Burimet kryesore për ndërtimin e posterave të ekspozitës janë përzgjedhura nga Arkivi Qendror Shtetëror, revista me përmbajtje propagandistike të botuara në vitet 1970–1980, si edhe nga libra shkollorë.
Autorësia
Posterat e kësaj ekspozite janë përgatitur nga Valbona Bezati (gazetare dhe pedagoge e PR në Universitetin e Richmond në Londër) dhe Erblin Vukaj (gazetar dhe studiues).
Redaktore shkencorë: Dr. Jonila Godole, drejtore e IDMC dhe pedagoge në Universitetin e Tiranës, studiuese e periudhës së diktaturës në Shqipëri.
Falënderime
Autorët i janë falënderues Arkivit Qendror Shtetëror për vënien në dispozicion të materialeve të ndryshme të kohës për krijimin e posterave të ekspozitës.
E drejta e autorit
Ekspozita dhe paraqitja grafike e saj kanë të drejtë autorësie dhe nuk mund të përdoren pa lejen e autorëve apo IDMC. Nëse keni pyetje rreth kësaj ekspozite, na kontaktoni: office@idmc.al.
Doni ta prezantoni këtë ekspozitë?
Ekspozita "Kartolina nga e shkuara" mund të porositet nga të interesuarit në format DIN A1 kundrejt një pagese simbolike dhe të prezantohet në kuadër të aktiviteteve edukative.