kujtesa

Web-politika në fushatat elektorale në Shkodër

Publikuar më

Projekti "Web-politika në fushatat elektorale" ka për qëllim:

  • Zgjerimin e njohurive që lidhen me mundësitë e internetit për përfshirje në komunikimin politik;
  •  Krijimin e shprehive praktike që nevojiten për pjesëmarrje përmes internetit;
  •  Njohjen e hapave konkretë për ndërtimin e një fushate të komunikimit politik në internet;
  • Aftësim në përdorimin e rrjeteve sociale, blogjeve dhe platformave të shkëmbimit të debatit publik.

Të kuptuarit e komunikimit politik në Web ka rëndësi sidomos në prag fushatash elektorale, si zgjedhjet lokale që kemi përpara. Aktivitetet do të ofrohen në formën e workshop-eve praktike duke i aftësuar të rinjtë të jenë aktivë dhe profesionalë në mediat sociale për të ndihmuar në fushata konkrete kandidatët e zonës ku ata banojnë ose/dhe për të ndërgjegjësuar komunitetin mbi karakteristikat e Komunikimit Politik në internet.