Vlerat e Bashkimit Europian

Në prag të pritjes së vendimit për çeljen e negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Europian Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medies sollën projektin "Ëndrra ime europiane" duke përfshirë kështu dhjetëra gjimnazistë në këtë projekt.
Në kuadër të kësaj, IDMC organizoi një workshop për vlerat e Bashkimit Europian. Drejtoresha e IDMC, Dr. Jonila Godole, në fjalën e hapjes së workshop-it u shpreh se të rinjtë duhet ti përvetësojnë në përditshmërinë e tyre këto vlera dhe të jenë promotorë të vlerave europiane edhe për pjesën tjetër të shoqërisë. Në këtë workshop të rinjtë u njohën nga trajnerja Lutjona Lula me vlerat në të cilat besuan pionierët e BE-së dhe me të cilat funksionon BE sot (si respekti për dinjitetin njerëzor, të drejtat e njeriut, liria, demokracia e konsoliduar, barazia dhe sundimi i ligjit). Koordinatorja e Programit të IDMC, Matilda Karçanaj, i njohu ata kriteret e Kopenhagenit; situatën e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në BE ku përfshihet dhe Shqipëria, si dhe politikën e zgjerimit nga ana e BE-së.
Gjatë workshop-it të rinjtë diskutuan në grupe edhe për tema të mundshme që i shqetësojnë ata dhe komunitetin përreth për ti sjell si reflektime përmes punimeve kreative multimediale në funksion të promovimit të vlerave europiane duke nxitur kështu ndërgjegjësimin edhe te pjesa tjetër e rinisë apo shoqërisë që do t'i shoh produktet e tyre multimediale. Workshop-i ngjalli interes te të rinjtë, gjë që u pa te pyetjet dhe aktivizimi i tyre përgjatë gjithë workshop-it.
Uorkshopi u mbyll me plotësimin e pyetësorëve anonimë të vlerësimit, për të matur nivelin e njohurive para dhe pas trajnimit në lidhje me vlerat europiane. Nga pyetësorët u vu re se është përmirësuar niveli i njohurive në këtë fushë për pjesëmarrësit të cilët u shprehën se do ta rekomandimin një uorkshop të tillë edhe te të rinj të tjerë. Ata theksuan rëndësinë e të folurit më tepër rreth vlerave të Bashkimit Europian.
Organizator

Kontakt:
Matilda Karçanaj, Koordinatore e projekteve te IDMC | E-mail
Partner
