Çfarë është tregimi dixhital (Digital Storytelling)?

 

Tregimi dixhital (Digital Storytelling) është një formë e shkurtër e tregimit të një historie, ngjarjeje apo përvoje jetësore në mënyrë dixhitale. Kjo formë kombinon artin e të treguarit me një shumëllojshmëri mjetesh që ofron multimedia, si: tekst, imazh, grafikë, audio, video, muzikë etj. nëpërmjet të cilave konkurrenti mund të tregojë një histori ose të paraqesë një ide të caktuar.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Konkursi "Pyet Gjyshërit" i fton të rinjtë që të pyesin më të rriturit, prindërit, gjyshërit e tyre mbi të shkuarën komuniste dhe ta paraqesin informacionin në një format tregimi dixhital. Përveç historive personale mund të jepni një ide të caktuar e cila vjen pas reflektimit për të shkuarën komuniste, të tashmen ose të ardhmen e vendit tonë. Si i tillë, punimi mund të jetë një interpretim ose shpjegim si më poshtë:

  • Një video e shkurtër me zë dhe figurë
  • Vetëm audio
  • Disa fotografi elektronike
  • Tinguj të ruajtur në shirit ose disk
  • Filma të vjetër, të ruajtur
  • Një formë tjetër e mediave jofizike
  • E të tjera

Fotografi, autori dhe edukatori britanik Daniel Meadows i përkufizon tregimet dixhitale si "tregime personale multimediale të thëna nga zemra". E bukura e kësaj forme të shprehuri është se njerëzit këto histori mund t'i krijojnë kudo, për çdo subjekt, dhe t'i shpërndajnë elektronikisht në të gjithë botën. Meadows shton se tregimet dixhitale janë si "sonete multimediale të njerëzve" ku "fotografitë zbulojnë bisedat dhe historitë e treguara në eter, si pjesë të një tabloje, një mori historish të padukshme të cilat kur shihen së bashku tregojnë një histori më të madhe të kohës sonë, që na përcaktojnë ne vetë."

Studiuesi dhe konsulenti i kulturës dixhitale John Seely Brown e përshkruan tregimin dixhital të historisë në këtë mënyrë: "Unë interesohem veçanërisht për Tregimet Dixhitale, për mënyrat e përdorimit të medias për të treguar histori dhe për të aftësuar fëmijët, që tani rriten në një botë dixhitale, në gjetjen e mënyrave të reja të tregimit të historive. Ata kanë aftësinë që t'i ndërtojnë shumë lehtë filmat interpretues dhe t'i shtojnë muzikë përmbajtjes. Ata e kushtëzojnë ose "gdhendin" kontekstin rreth përmbajtjes. Bashkëveprimi serioz midis kontekstit dhe përmbajtjes është çelësi për të cilin bëjnë fjalë filmi dhe media."

 

Cili është procesi i krijimit të një tregimi dixhital? (Jakes dhe Brannon, 2005)

  • Të shkruarit
  • Dorëshkrimi
  • Montazhi
  • Vendosja e multimedias
  • Krijimi i tregimit dixhital
  • Shpërndarja

 

Cilat janë disa nga llojet e tregimeve dixhitale?

Përgjithësisht, tregimet dixhitale mund të ndahen në tri fusha të mëdha:

  • Histori personale
  • Tregime udhëzuese
  • Ritregime të eventeve historike

 

Cilët janë elementët e tregimit dixhital? (Lambert, 2003)

  • Pikëpamja
  • Pyetja dramatike
  • Përmbajtja emocionale
  • Zëri juaj
  • Fuqia e tingullit/muzikës së zgjedhur
  • Ekonomia

 

Adresa të rekomandueshme për tregimet dixhitale:

Çfarë është tregimi dixhital?

http://digitalstorytelling.coe.uh.edu/page.cfm?id=27&cid=27

Qendra për Tregime Dixhitale mëson mijëra vetë se si të editojnë videot dhe t'i japin kuptim atyve, nga Autumn Stephens:

http://themonthly.com/up-front-08-08.html

Story Center (dikur Qendra për Tregime Dixhitale):

http://www.storycenter.org/ahcg7qzc4m01da47p8hn9uxgkrpd7j

 

Shembuj të tregimeve dixhitale:

Arratisje e guximtë nga Shqipëria:

https://vimeo.com/9863336

Një histori që krahason përvojën mësimore me atë të një gjysheje që mbaroi shkollën e mesme në një kamp përqendrimi. Për qytetarët me prejardhje japoneze gjatë Luftës së Dytë Botërore:

https://www.youtube.com/watch?v=cCSWMOylwBI

Çmimi i parë, Mylligan: Një konkurs për tregime dixhitale:

https://www.youtube.com/watch?v=vsuHabO2TYA

Jeta ime si shkrimtare, nga Cameron Kimpson:

https://www.youtube.com/watch?v=fZ7JR8GWLTM

Më shumë shembuj:

https://www.youtube.com/user/CenterOfTheStory

 

Shpjegime për tregimet dixhitale dhe udhëzime se si bëhet një video e tillë:

Video e shkurtër që ju njeh me tregimin dixhital:

https://www.youtube.com/watch?v=dKZiXR5qUlQ

7 elementët e tregimit dixhital:

https://www.youtube.com/watch?v=a1f-_FXgJZM

Çfarë përmban tregimi dixhital?

https://www.youtube.com/watch?v=GaHtpOrQ4Gk

Udhëzime për tregimin dixhital:

https://www.youtube.com/watch?v=vU2tUmRN8SI

Tregimi dixhital në shkollën fillore:

https://www.youtube.com/watch?v=rUZXBc6yRhU

Perspektiva e studentëve për tregimin dixhital:

https://www.youtube.com/watch?v=BU1SkaTsv78

Përmbledhje e një projekti tregimi dixhital të klasës së tretë:

https://www.youtube.com/watch?v=P5yi8R5l9e4

Tregimi dixhital - Powerpoint i animuar:

https://www.youtube.com/watch?v=PihHZF732BY

Tregimi dixhital dhe si ta bësh tëndin më mirë:

https://www.youtube.com/watch?v=WyStwsVderY

https://www.youtube.com/watch?v=FR1vHbYTFG8

https://www.youtube.com/watch?v=FR1vHbYTFG8

Fuqia e tregimit dixhital:

https://www.youtube.com/watch?v=jA2cTZK9hzw

Më shumë për tregimet dixhitale:

https://www.youtube.com/watch?v=tq-4hJEihWE

https://www.youtube.com/watch?v=QhJDUIQ9EzY

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube