Të Rinjtë dhe Politika

Politika publike dhe qeverisja
Seminar dhe Workshop

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

13 maj 2016, VlorëInstituti për Demokraci, Media dhe Kulturë organizoi sot në Qendrën e Informimit të Bashkimit Europian në Vlorë trajnimin me temë Politika publike dhe qeverisja, me pjesëmarrjen e 30 të rinjve nga Vlora dhe zonat përreth si Fieri, Gjirokastra, Përmeti etj. Ky trajnim është pjesë e serisë së workshop-eve që IDMC ka organizuar më parë në Tiranë dhe Shkodër në kuadër të projektit Të rinjtë dhe politika.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i kuptimit, dijeve dhe aftësive politike të të rinjve. Si i tillë, trajnimi synoi t'i njohë të rinjtë me kontekstet e ndryshme të politikave publike, format e veprimit dhe mosveprimit të tyre dhe me rëndësinë që ato luajnë në vlerësimin e nivelit demokratik të një qeverisjeje. Përveç njohurive rreth politikave publike, llojeve të tyre dhe qeverisjes në një kontekst më të gjerë, trajnimi synoi gjithashtu të nxitë aftësitë e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes. U synua gjithashtu që pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e të punuarit në grup, sidomos në nivelet e zbatimit të një politike publike konkrete, për të arritur rezultatet e synuara.

Trajnimi u nda në dy pjesë. Në pjesën e parë të trajnimit të rinjtë u njohën teorikisht me konceptin e politikave publike dhe të qeverisjes. Gjatë kësaj pjese, të rinjtë përmirësuan njohuritë e tyre veçanërisht në lidhje me politikat e ndryshme publike dhe dallimet mes tyre. Në pjesën e dytë, pas pushimit të drekës, të rinjtë i aplikuan njohuritë e marra në politika publike konkrete, duke punuar në grupe. Ndarja në grupe solli diskutim dhe debat interesant të moderuar nga trajneri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në fund të trajnimit, të rinjtë plotësuan formularin e vlerësimit për trajnimin dhe u pajisën me certifikatë. Në formularin e vlerësimit për workshop-in, ajo që duhet të theksohet është fakti që të rinjtë shprehën dëshirë të madhe për të ndjekur edhe në të ardhmen trajnime që realizohen përmes metodës së edukimit joformal.

 

Partnerë i IDMC-së për trajnimin "Politika publike dhe qeverisja" në qytetin e Vlorës ishte Qendra e Informimit të Bashkimit Europian, Vlorë.

 

Më shumë informacion rreth trajnerit:

Neritan Sejamini është pedagog i lëndës "Teoria e Lojës dhe Zgjedhja Racionale" në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

 

__________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

16 prill 2016, ShkodërIDMC organizoi sot trajnimin Politika Publike dhe Qeverisja ne qytetin e Shkodrës. Trajnimi u mbajt te Qendra Rinore ARKA me pjesëmarrjen e 23 të rinjve të ardhur jo vetëm nga Shkodra, por edhe nga zonat përreth si Puka, Kopliku etj. Pjesëmarrësit ishin më së shumti studentë. Disa prej tyre punonin në fusha që lidheshin me politikën, ligjin dhe ekonominë.

Të gjithë pjesëmarrësit u shprehën shumë entuziastë për trajnimin. Ata pranuan se njohuritë e tyre u përmirësuan shumë dhe se nuk e mendonin që dijen e fituar në pjesën e parë do të ishin të aftë ta aplikonin në një politikë publike konkrete në pjesën e dytë të trajnimit. Përpara trajnimit, ata e panë këtë gjë si të parealizueshme, por në fund të workshop-it theksuan se ndërveprimi me trajnerin i ndihmoi ata të bënin dallimin ndërmjet politikave të ndryshme publike dhe të aplikonin njohuritë e tyre në një politikë publike konkrete.

Në anketën e vlerësimit për workshop-in, që IDMC shpërndau në fund, pjesëmarrësit u shprehën se ishin shumë të kënaqur me organizimin e trajnimit dhe me metodën e edukimit joformal me të cilën u realizua trajnimi. Është me rëndësi të përmendet se shumica e pjesëmarrësve u shprehën se ky seminar ishte ndryshe, në mënyrë pozitive, nga seminaret ku ata kishin marrë pjesë më parë. Ata theksuan se ky ishte workshop-i i parë i cili u dha udhëzime të detajuara përpara trajnimit, kurse ndërveprimi me trajnerin i ndihmoi të shprehnin veten e tyre lehtësisht. Përveç kësaj, pjesëmarrësit kërkuan workshop-e të tjera në Shkodër, ku të kishin mundësinë të merrnin pjesë sërish.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky workshop u mbështet nga Qendra Rinore ARKA në Shkodër.

 

Më shumë informacion rreth trajnerit:

Neritan Sejamini është pedagog i lëndës "Teoria e Lojës dhe Zgjedhja Racionale" në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

 

__________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

8 prill 2016, TiranëPër shkak të aplikimeve të shumta të marra për trajnimin e parë Politika publike dhe qeverisja, IDMC do të organizojë një trajnim të dytë në Tiranë, i cili do të ndiqet nga trajnimet në Shkodër, më 16 prill, dhe pastaj në Vlorë, më 13 maj.

Aplikimet e shumta për trajnimin në Tiranë tregojnë se të rinjtë nuk janë edhe aq pasivë. Ata kanë nevojë për më shumë workshop-e të cilat i ndihmojnë ata të përmirësojnë dijet e tyre rreth politikës. Shumica e të rinjve që aplikuan në këtë trajnim janë studentë, ndërsa të tjerët janë të rinj që punojnë në fusha që lidhen me politikën dhe ekonominë.

Dëshira e studentëve për pjesëmarrje tregon se ata, përveç dijes së fituar në universitet, janë të ndërgjegjshëm se duhet ta thellojnë njohjen për çështje të caktuara dhe kanë dëshirë të takojnë të rinj të tjerë që ndajnë të njëjtat interesa. Si përfundim, mund të thuhet se interesi i të rinjve për të aplikuar dhe për të kaluar në një procedurë seleksionimi për workshop-e ku kombinohen dijet teorike me atë praktike, sikurse Politika publike dhe qeverisja, është një dritë pozitive për të ardhmen e edukimit politik të të rinjve në Tiranë dhe më gjerë në Shqipëri.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gjatë përzgjedhjes së pjesëmarrësve, IDMC u përpoq që të ruajë një balancë midis studentëve nga Financa dhe Ekonomiksi dhe atyre të shkencave sociale si Shkencat Politike, Drejtësia, Gazetaria etj. Kjo përzgjedhje u bë qëllimisht që të rinjtë të njiheshin me perspektivat e njëri-tjetrit. Kjo gjë, madje, u vu në dukje nga vetë të rinjtë në fundin të workshop-it.

Në fund, pjesëmarrësit plotësuan edhe anketën e vlerësimit për workshop-in. Shumë prej të rinjve i sugjeruan IDMC-së vazhdimin e këtyre seminareve. Ata kërkuan që të realizohen cikle workshop-esh të tjera që lidhen me edukimin politik të tyre, ku të mund të aplikonin sërish. Mbi të gjitha, studentët pranuan se kishin një mungesë të theksuar dijesh në lidhje me Politikës publike dhe qeverisjen, dhe ajo çka u ofrua ishte një perspektivë tjetër e cila i motivoi shumë që të përfshihen në diskutim.

 

Më shumë informacion rreth trajnerit:

Neritan Sejamini është pedagog i lëndës "Teoria e Lojës dhe Zgjedhja Racionale" në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

 

__________________________________________________________

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

11 mars 2016, TiranëInstituti për Demokraci, Media dhe Kulturë, duke pasur parasysh faktin se një ndër misionet që ka marrë është edukimi politik i të rinjve, organizoi në Tiranë trajnimin me temë Politika publike dhe qeverisja, nga seria e workshop-eve dhe seminareve që do të zhvillohen gjithashtu në qytetin e Shkodrës dhe Vlorës. Në workshop-in e parë të mbajtur në Tiranë morën pjesë 28 të rinj shumë të talentuar. Pjesëmarrësit u përzgjodhën nga IDMC në mënyrë shumë të kujdesshme mes 70 aplikuesve.

Qëllimi kryesor i këtij trajnimi ishte përmirësimi i kuptimit, dijeve dhe aftësive politike të të rinjve. Si i tillë, trajnimi synoi t'i njohë të rinjtë me kontekstet e ndryshme të politikave publike, format e veprimit dhe mosveprimit të tyre dhe me rëndësinë që ato luajnë në vlerësimin e nivelit demokratik të një qeverisjeje. Përveç njohurive rreth politikave publike, llojeve të tyre dhe qeverisjes në një kontekst më të gjerë, trajnimi synoi gjithashtu të nxitë aftësitë e pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes. U synua gjithashtu që pjesëmarrësit të kuptojnë rëndësinë e të punuarit në grup, sidomos në nivelet e zbatimit të një politike publike konkrete, për të arritur rezultatet e synuara.

IDMC arriti objektivin e vet duke e ndarë trajnimin në Tiranë në dy seanca të gjata.

Në pjesën e parë u ofruan njohuri dhe shpjegime teorike rreth politikave publike dhe qeverisjes. Të rinjtë u aftësuan rreth rëndësisë së studimit të këtyre temave në njohjen e politikës nga një specialist i fushës. Pjesëmarrësit kuptuan se në shkencat ekonomike, qeverisja nënkupton rolin e personave të autorizuar për mbikëqyrje, kontroll dhe drejtimin e një subjekti të caktuar, dhe që vendosen përpara përgjegjësisë për të siguruar që subjekti i arrin objektivat e tij, raportimin financiar dhe raportimin në palët e interesuara

Pjesa e dytë u përqendrua në zbatimin e njohurive teorike me raste dhe shembuj konkretë. Pjesëmarrësit analizuan, diskutuan dhe vendosën për politika të caktuara publike përmes ushtrimeve dhe rasteve studimore, duke punuar në grupe. Këto ushtrime thelluan aftësitë e tyre të pjesëmarrjes dhe vendimmarrjes, si dhe ndërgjegjësuan të rinjtë se në Shqipëri disa politika të caktuara publike kanë nevojë për shumë përmirësime. Pjesëmarrësit arritën në përfundimin se në Shqipëri problemet që lidhen me transparencën e politikave publike dhe me keq-qeverisjen janë një faktor kyç që ndikojnë në rritjen e nivelit të mosbesimit dhe indiferencës së tyre, kundrejt strukturave qeverisëse në vend.

Në fund të trajnimit, të rinjtë plotësuan formularin e vlerësimit për trajnimin dhe u pajisën me një certifikatë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Më shumë informacion rreth trajnerit:

Neritan Sejamini është pedagog i lëndës "Teoria e Lojës dhe Zgjedhja Racionale" në Fakultetin e Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës.

Logo e Institutit për Demokraci, Media dhe Kulturë, IDMC

© 2015‒2017 Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë

IDMC në Twitter IDMC në Facebook IDMC në YouTube