Trajnim "Humori si formë rezistence gjatë regjimit komunist"

Filloi cikli i trajnimeve mbi temën e humorit gjatë regjimit komunist. Historiani Pjerin Mirdita trajtoi me të rinjtë konceptet kryesore dhe bazën e trajnimeve të ardhshme në këtë fushë, përkatësisht: Karikatura, skeçi dhe estrada, tregime humoristike dhe barcaleta.
Të rinjtë drejtuan pyetje mbi kërkime shkencore në këtë fushë, mbi krahasime të humorit midis vendeve të ndryshme brenda Bashkimit Sovjetik etj.