aplikime

Thirrje për praktikë pranë IDMC

Publikuar më

Për të gjithë të rinjtë – në fazë studimi, apo të sapodiplomuar – të cilët kanë dëshirë të angazhohen pranë një organizate të shoqërisë civile, Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) njofton hapjen e programit të praktikës* për vitin 2018.

Afati i aplikimit është 25 mars 2018.

Praktika mësimore pranë zyrës sonë, do t'ju mundësojë:

  • Njohjen me kulturën e punës në një organizatë jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse;
  • Familjarizimin me proceset dhe punët që nevojiten rreth koordinimit të projekteve, e gjitha kjo duke qenë të përfshirë – sipas kohës së vetë aplikantit – në aktivitetet e IDMC;
  • Përmirësimin e aftësive të komunikimit;
  • Përmirësimin e aftësive për të punuar në grup;
  • Përmirësimin e menaxhimit të kohës dhe detyrave;
  • Përdorimin e bibliotekës së IDMC;
  • Ndjekjen e workshopeve/seminareve/trajnimeve/konferencave dhe aktiviteteve të tjera të IDMC;
  • Ndjekjen e aktiviteteve të IDMC jashtë Tiranës, siç janë vizitat studimore në vendet e kujtesës, me kosto të mbuluara nga IDMC;
  • Mundësi network-u me bashkëpuntorë vendas dhe të huaj të IDMC

Në fund të praktikës mësimore, praktikantët do të pajisen me certifikatë dhe letër reference ku do të vlerësohet puna dhe aftësitë e tyre; kjo si mundësi për një punësim serioz në të ardhmen.

Nga kandidatët që do të përzgjidhen presim:

  • Aftësi të mira të punës organizative, sidomos të punës në grup;
  • Aftësi të mira në komunikim dhe në të shkruar;
  • Aftësi të mira të gjuhës angleze, në të folur dhe të shkruar;
  • Aftësi të mira të menaxhimit të kohës;
  • Fleksibilitet në lidhje me kohën kur do të angazhoheni në zyrat dhe aktivitetet e IDMC;
  • Eksperiencat e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale apo koordinimin e projekteve do të vlerësohen si avantazh;
  • Njohja e programeve të multimedias do të konsiderohet si një avantazh (video-editim)

Kohëzgjatja e praktikës mësimore në IDMC është 3 (tre) deri në 6 (gjashtë) muaj, me të drejtë shtyrje të afatit.

Të rinjtë e interesuar duhet të dërgojnë dokumentet e mëposhtme në office@idmc.al, me subjektin "PRAKTIKË":

  • CV
  • Vërtetim nga Univeristeti ku ndjekin studimet ose fotokopje të diplomës, nëse i kanë përfunduar studimet;
  • Një letër motivimi të shkurtër, ku ndër të tjera përcaktohet se sa gjatë dëshirojnë ta ndjekin praktikën mësimore pranë IDMC dhe pse e kanë zgjedhur këtë institucion;
  • Kartë ID të skanuar

Vetëm të rinjtë që kalojnë te faza e intervistës me gojë do të njoftohen përmes e-mailit.

* Praktika nuk përfshin pagesë mujore.