Thirrje për aplikim për bursa pranë IDMC

Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë hap thirrjen për
APLIKIM PËR 2 (DY) BURSA
për të gjithë të rinjtë – në fazë studimi apo të sapodiplomuar
Bursat e akorduara nga IDMC janë për:
- Kërkim në arkiva
- Menaxhim i rrjeteve sociale
Thirrja për aplikim për bursë kërkimore në arkiva është e hapur për:
- Studentë të shkencave sociale, gazetari, histori, juridik etj.
- Të rinj që kanë mbaruar studimet dhe kanë interes për temën e ballafaqimit me të shkuarën.
- Kanë përparësi të rinjtë që kanë kryer më parë kërkime në arkiva.
Thirrja për aplikim për bursë – menaxhim i rrjeteve sociale është e hapur për:
- Studentë të shkencave sociale, gazetari, marketing, multimedie etj.
- Të rinj që kanë mbaruar studimet dhe kanë interes në menaxhim të rrjeteve sociale.
- Kanë përparësi të rinjtë që kanë menaxhuar rrjete sociale më parë.